Kultivonte kanabis dhe ua shiste nxënësve të shkollave 9-vjeçare, arrestohet 57-vjeçarja në Korçë

Një 57-vjeçare është vënë në pranga nga blutë e Korçës, pasi iu shiste nxënësve të shkollave lëndë narkotike. 57-vjeçarja shiste kanabis në lokalin

Nëntor 23, 2023 - 14:37
 0
Kultivonte kanabis dhe ua shiste nxënësve të shkollave 9-vjeçare, arrestohet 57-vjeçarja në Korçë

Një 57-vjeçare është vënë në pranga nga blutë e Korçës, pasi iu shiste nxënësve të shkollave lëndë narkotike. 57-vjeçarja shiste kanabis në lokalin e saj, i cili frekuentohej edhe nga të mitur.

 

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, policia gjeti kanabis të ndarë në doza dhe një shkop druri që plotësonte kushtet e armës së ftohtë.

 

“Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjetën dy fidanë cannabis sativa të kultivuar në vazo, disa doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis, 1 peshore elektronike dhe 1 grirëse për bimët narkotike, të cilat u sekuestruan si provë materile, së bashku me ato që u gjetën në lokal”, njofton policia.

 

Dozat e lëndëve narkotike që prodhonte në banesë, i shiste në lokalin e saj që ndodhej në afërsi të dy shkollave 9-vjeçare, në Korçë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.