Kumbulla drejt Sassuolo-s, Roma e huazon deri në qershor, Broja pranë Fulham

Orët e fundit të merkatos së dimrit kanë përfshirë edhe disa prej lojtarëve të kombëtares shqiptare. Marash Kumbulla, karriera e të cilit u

Janar 31, 2024 - 13:06
 0
Kumbulla drejt Sassuolo-s, Roma e huazon deri në qershor, Broja pranë Fulham

Orët e fundit të merkatos së dimrit kanë përfshirë edhe disa prej lojtarëve të kombëtares shqiptare.

Marash Kumbulla, karriera e të cilit u godit jo pak nga dëmtimi i rëndë i pranverës së vitit të kaluar tek Roma, po kërkon me patjetër një sistemim të ri. 22-vjeçari ka disa javë që është rikthyer në stërvitje me kohë të plotë, por nuk dëshiron të qëndrojë tek Roma në muajit në vijim për të ngrohur stolin.

Kumbulla dëshiron të luajë në mënyrë që të bindë trajnerin e përfaqësueses Silvinjo për ta grumbulluar në “Euro 2024”.

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi kuqezi është fare pranë transferimit me formulën e huazimit deri në qershor tek Sasuolo, aty ku do të gjente shokun e kombëtares Nedim bajrami.

Në garë ishte edhe Udinese, por klubi friulan u tërhoq pasi dështoi transferimi i Perez tek Napoli. Shumë më e vështirë pista Milan për Kumbullën, edhe pse kuqezinjtë po kërkojnë me ngul një mbrojtës për muajt në vijim, duke qenë se kanë shumë dëmtime.

Ndërkohë në Angli janë orë vendimtare për Armando Brojen.

Referuar mediave angleze sulmuesi shqiptare është fare pranë kalimit tek Fulham.

Tërheqja disi nga tratativat e Uolverhapton dhe dëshira e Chelsea për të zbrazur organiken nga mbipopullimi në sulm, po e shtyn Brojën gjithmonë e më shumë drejt një ekipi tjetër, ku duhet të ketë rol kryesor në majë të sulmit për të pasur vazhdimësi aq më tepër që është edhe evropiani në prag.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.