Kundërpërgjigjia e Izraelit/ Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza: 198 palestinezë të vrarë, 1,610 të plagosur

Të paktën 198 palestinezë u vranë në Gaza, e ndërsa 1,610 kanë mbetur të plagosur. Shifrat janë bërë të ditur nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza. Në deklaratën zyrtare nuk u dhanë shumë detaje se ku ndodhën vdekjet dhe nëse bëhet fjalë për militantë të Hamasit apo civilë. Ndërkohë, nga ana tjetër, sipas Ministrisë […]

Tetor 7, 2023 - 16:55
 0
Kundërpërgjigjia e Izraelit/ Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza: 198 palestinezë të vrarë, 1,610 të plagosur

Të paktën 198 palestinezë u vranë në Gaza, e ndërsa 1,610 kanë mbetur të plagosur. Shifrat janë bërë të ditur nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

Në deklaratën zyrtare nuk u dhanë shumë detaje se ku ndodhën vdekjet dhe nëse bëhet fjalë për militantë të Hamasit apo civilë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, 40 persona janë vrarë e ndërsa 779 persona të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite tha se rreth 2200 raketa janë lëshuar nga Gaza në Izrael këtë të shtunë që nga fillimi i luftimeve.

Këto shifra kundërshtojnë shifrat e komandantit ushtarak të Hamasit, Muhammad Al-Deif, i cili më parë tha se ishin lëshuar 5000 raketa. Grupi i Hamas, u infiltruan në jug të Izraelit me parashuta, nga toka dhe deti, në një mësymje të papritur.

Kryeministri Benjamin Netanjahu, tha se ishin në lufte, dhe u zotua se armiku do të paguajë një çmim të lartë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.