Kundërshtoi efektivët e policisë pasi i kërkuan të lëvizë makinën se e kishte parkuar gabim, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

Një i ri është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka kundërshtuar me forcë efektivët të cilët i kërkuan që të lëvizë makinën pasi e kishte parkuar gabim. Policia thotë se ka arrestuar 24-vjeçarin K.K, banues në Vaun e Dejës. ‘Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre është kapur […]

Shtator 17, 2023 - 13:35
 0
Kundërshtoi efektivët e policisë pasi i kërkuan të lëvizë makinën se e kishte parkuar gabim, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

Një i ri është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka kundërshtuar me forcë efektivët të cilët i kërkuan që të lëvizë makinën pasi e kishte parkuar gabim. Policia thotë se ka arrestuar 24-vjeçarin K.K, banues në Vaun e Dejës.

‘Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi K. K., 24 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, të cilët i kanë kërkuar të lëvizë automjetin e parkuar në kundërshtim me rregullat.’- njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.