Kundërshtoi vendosjen në regjimin ’41 bis’, GJKKO rrëzon kërkesën e Sokol Mjacaj

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjacaj që kundërshtonte vendosjen në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë. Gjithashtu, Gjykata e Posaçme ka vendosur që shpenzimet gjyqësore do të jenë në ngarkim të Sokol Mjacajt. “Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 […]

Mars 25, 2024 - 14:10
 0
Kundërshtoi vendosjen në regjimin ’41 bis’, GJKKO rrëzon kërkesën e Sokol Mjacaj

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjacaj që kundërshtonte vendosjen në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë. Gjithashtu, Gjykata e Posaçme ka vendosur që shpenzimet gjyqësore do të jenë në ngarkim të Sokol Mjacajt.

“Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaҫëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 25, datë 25.03.2024, vendosi: 1.Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj. 2.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit”,  njofton GJKKO.

Sokol Mjacaj u vendos në regjim të posaçëm pasi vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjen brenda burgut të Peqinit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.