Kupa e Azisë/ Koreja e Jugut e Klisman, eliminon Arabinë Saudite të Mançinit

Koreja e Jugut fiton pas penalltive dhe eliminon Arabinë Saudite nga Kupa e Azisë, ndërsa siguron fazën çerekfinale, me kohën e rregullt që u mbyll me barazimin 1-1. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me porta të paprekura, teksa ishte skuadra e Mancini-t ajo e cila gjeti e para rrugën drejt rrjetës, me […]

Janar 30, 2024 - 23:00
 0
Kupa e Azisë/ Koreja e Jugut e Klisman, eliminon Arabinë Saudite të Mançinit

Koreja e Jugut fiton pas penalltive dhe eliminon Arabinë Saudite nga Kupa e Azisë, ndërsa siguron fazën çerekfinale, me kohën e rregullt që u mbyll me barazimin 1-1.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me porta të paprekura, teksa ishte skuadra e Mancini-t ajo e cila gjeti e para rrugën drejt rrjetës, me Radif që zhbllokoi takimin në minutën e 46’.

Ndërkohë Koreja e Jugut, e Klinsmann-it gjeti barazimin në limite, në minutën e 90+9’, duke e çuar takimin në shtesë e më pas edhe te penalltitë.

Më të saktë nga pika e bardhë u treguan koreano-jugorët, teksa skuadra e Arabisë Saudite u mund pas gabimeve të Al Najei dhe Ghareeb.

Kështu Arabia Saudite e trajnerit Italian Roberto Mancini eliminohet, teksa Koreja e Jugut e teknikut gjerman Jurgen Klinsmann kalon në fazën çerekfinale./ Super Sport

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.