Kupa e Shqipërisë 2023-2024/ Shorti për fazën çerekfinale do të hidhet më 31 Janar

Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë shortin për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2023/2024 ditën e mërkurë, më datë 31 Janar, ku do të zbardhen çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni. Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave […]

Janar 27, 2024 - 12:40
 0
Kupa e Shqipërisë 2023-2024/ Shorti për fazën çerekfinale do të hidhet më 31 Janar

Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë shortin për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2023/2024 ditën e mërkurë, më datë 31 Janar, ku do të zbardhen çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni.

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të nisë në orën 11:00, ku do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e tetë klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Egnatia, Partizani, Vllaznia, Tirana, Teuta, Kukësi, Erzeni dhe Laçi

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë të pozicionuara në vazon e parë ndërsa Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni ndodhen në vazon e dytë. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.