Kuqezinjtë në vazon e dytë; rreziku i një “grupi ferri” me Italinë, Holandën, Zvicrën apo Serbinë

Euro 2024 ka njohur deri me tani 20 prej 24 skuadrave qe do te marrin pjese ne kete kampionat te rendesishem ne Gjermani.

Nëntor 21, 2023 - 14:13
 0
Kuqezinjtë në vazon e dytë; rreziku i një “grupi ferri” me Italinë, Holandën, Zvicrën apo Serbinë

Euro 2024 ka njohur deri me tani 20 prej 24 skuadrave qe do te marrin pjese ne kete kampionat te rendesishem ne Gjermani.

 

Ekipi tjeter qe do ti bashkohet listes do te dale sonte nga sfidat Uells-Turqi dhe Kroaci-Armeni.

 

Ballkanasit e Modric me shoke mjaftojne te fitojne ne shtepi ndaj Armenise dhe do te ishin pjese e Euro 2024.

 

Ndersa tre te tjerat do te dalin nga fituesit e play-off-eve ne muajin mars.

 

Per momentin vazot nga i cili do te dale shorti i europianit ( hidhet ne 2 dhjetor) jane si meposhte:

 

Vazo 1: Gjermani, Portugali, Francë, Spanjë, Belgjikë, Angli

Vazo 2: Danimarkë, Hungari, Austri, Shqipëri, Turqi, Rumani

Vazo 3: Skoci, Sllovaki, Slloveni, Republika Çeke, Holandë, Itali

Vazo 4: Serbia, Zvicra, tre fituesit e play-off-it

24 kombëtaret e kualifikuara do të ndahen në 6 grupe me nga 4 skuadra: në grupin e parë do të jetë vendi pritës Gjermania dhe pesë ekipet e para më të mira të grupeve përkatëse kualifikuese; Tre skuadrat që do të kualifikohen në play-off dhe emrat e të cilëve do të dihen vetëm në mars janë të sigurta për ne vazon e katërt. 

 

Renditja për vazot është hartuar sipas kritereve të mëposhtme duke përjashtuar rezultatet e fituara ndaj skuadrave të klasifikuara në vendin e gjashtë në grupet kualifikuese .

 

– pozicioni në grup
– numër më i madh pikësh;
– diferenca e golave;
– golat e shënuar;
– golat e shënuar si mysafir;
– numri i fitoreve;
– numri i fitoreve jashtë fushe;
– Sjellja më e mirë e lojës së drejtë (1 pikë penallti për çdo karton të verdhë, 3 pikë për çdo përjashtim)
– pozicioni në renditjen e përgjithshme të Ligës së Kombeve 2022-23

 

Nese do te kerkonim nje short hipotetik relativisht te pranueshem per Shqiperine, duke perjashtuar vazon e pare ku jane te gjitha ekipe super te forta, kuqezinjte do te ishin mire ne nje grup me Skocine nga vazo e trete dhe nje nga ekipet qe do te ndalin nga play off.

 

Ndersa grupi me i forte i mundshem do te ishte me Italine ose Holanden nga vazo e trete si dhe Zvicra ose Serbia nga vazo e katert.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.