“Kuqezinjtë” pajisen me “Pasaporta Diplomatike”, Rama batuta me Hysajn: Atë që them e bëj

Kryeminsitri Edi Rama ka zgjedhur mbrëmjen “GALA” të organizuar nga FSHF në këtë fundvit, për të shpërblyer futbollistët dhe stafin e kombëtares kuqezi

Dhjetor 18, 2023 - 19:17
 0
“Kuqezinjtë” pajisen me “Pasaporta Diplomatike”, Rama batuta me Hysajn: Atë që them e bëj

Kryeminsitri Edi Rama ka zgjedhur mbrëmjen “GALA” të organizuar nga FSHF në këtë fundvit, për të shpërblyer futbollistët dhe stafin e kombëtares kuqezi pas kualifikimit për në fazën finale të Euro 2024.

Përmes batutave. Rama ka ftuar kapitenin Elseid Hysaj për t’i dorëzuar atij pasaportat diplomatike për të gjithë futbollistët kuqezi dhe stafin, duke theksuar se ai i mban gjithmonë premtimet.

Kur skuadra jonë kombëtare u kualifikua në evropianin e 8 viteve më parë, ne u dhamë të gjithë sportistëve, trajnerëve pasaporta diplomatike. Mirëpo, kur nuk u kualifikuan mbas 4 viteve, pasaportave u dogj afat. Tani është koha të vihen në afat, dhe besoj do të përfitojnë shumë lojtarët që e kanë për herë të parë pasaportën diplomatike, si ambasadorë të denjë të shtetit shqiptar. Thirra kapitenin sepse ishte mosbesues deri në fund, se do ta merrte. Kujton se jam si tjerët që nuk mbaj fjalën, por unë atë që them e bëj”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Kjo është hera e dytë që futbollistët e kombëtares marrin paraspota diplomatike. Për herë të parë ky vlerësim iu bë futbollistëve që ishin pjesë e grupit në vitin 2016-të të cilët bënë të mudnur kualifikimin e Shqipërisë për herë të parë në një kampionat europian.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.