Kur do të flisni për ndjekësit? Sara Hoxha braktis intervistën: Kur të jemi gati! Duhet të ndalosh t’i japësh gojës kaq shumë

Aktorja dhe blogerja e njohur Sara Hoxha ishte pjesë e pritjes për premierën e filmit “5 Herë jo!”, filmi i parë i çiftit Donald Veshaj dhe Bora Zemani. Sara që prej publikimit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, në të cilin ajo kishte një rol, për të cilin thuhet se shkëlqeu, ka rrëmbyer vëmendjen mediatike […]

Dhjetor 17, 2023 - 18:33
 0
Kur do të flisni për ndjekësit? Sara Hoxha braktis intervistën: Kur të jemi gati! Duhet të ndalosh t’i japësh gojës kaq shumë

Aktorja dhe blogerja e njohur Sara Hoxha ishte pjesë e pritjes për premierën e filmit “5 Herë jo!”, filmi i parë i çiftit Donald Veshaj dhe Bora Zemani.

Sara që prej publikimit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, në të cilin ajo kishte një rol, për të cilin thuhet se shkëlqeu, ka rrëmbyer vëmendjen mediatike për shkak të krizës që përflitet se ajo mund të jetë duke përjetuar me këngëtarin Ledri Vula.

E pyetur se kur do të flasin për ndjekësit e tyre përmes një deklarate, mbi atë se çka po ndodh vërtetë mes çiftit, Sara u largua e revoltuar me gazetarin Ronaldo Sharka, të cilit i tha se i kishte premtuar, të mos e pyeste për diçka të tillë.

Ronaldo Sharka: Kur do të dilni me një deklaratë?

Sara Hoxha: Kur të jemi gati. Prandaj u eliminove ti, duhet të ndalosh t’i japësh gojës kaq shumë. Mos bëj pyetje të sikletshme! Je shumë i poshtër, sepse më the, ‘nuk do ta bëj atë pyetje’.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.