Kur Edi Rama e quajti rrumpallë njeriun dhe sistemin e tij të shëmtuar që instaloi?

Nga Bajram Peçi Ishte protestë në formë britme, dikur nga Sheshi Skënderbej, ku fliste në fushatë zgjedhjesh para anëtarëve e simpatizantëve të Partisë Socialiste. S’mund të përshkruash në një artikull të shkurtër gazete plagët që rrumpalla jonë i bëri vendit. Shënjat e plagëve të mbylluara dallohen ende. U nxita të hedh ca rreshta shpejt kur […]

Dhjetor 23, 2023 - 22:38
 0
Kur Edi Rama e quajti rrumpallë njeriun dhe sistemin e tij të shëmtuar që instaloi?

Nga Bajram Peçi

Ishte protestë në formë britme, dikur nga Sheshi Skënderbej, ku fliste në fushatë zgjedhjesh para anëtarëve e simpatizantëve të Partisë Socialiste. S’mund të përshkruash në një artikull të shkurtër gazete plagët që rrumpalla jonë i bëri vendit. Shënjat e plagëve të mbylluara dallohen ende. U nxita të hedh ca rreshta shpejt kur opinionit sapo ju dhanë disa detaje rreth nje aksidenti rrugor. Aksidentet janë familjare për ne, por kur këtë aksident e shkakton një auto policie me drejtues një ish gardist të ditës famëkeqe 21 janar, që aksidenton automjetin e gardës që shoqëron fëmijët në ruajtje të gjyqtares që ka çështjen e Berishës, gjërat ndryshojnë. Prokuroria do ta zbërthejë patjetër rastin, por nga kjo, gjëja që m’u ndërmend ishte hedhja në erë e shtyllave të tensionit të lartë që ushtarët e rrumpallës bënin për të destabilizar Shqipërinë.

Janë gjëra të njohura, po pse të mos i risjellim disa në kujtesë këto ditë, kur është prerë urdhër arresti për rrumpallën? Do vihet në bangën e drejtësisë jo për këto që do përmend, por për të fundit bobël të pështirë në listën e gjatë të rolit të tij si kryeministër skuth për të krijuar favore për familjen e tij. Shqip: për vjedhjen e pasurisë publike!

Në sistemin kokëngjeshur ekonomik të kapitalizmit, vjedhjes të kësaj pasurie, që u quajt «Privatizim», shpërndarjes së letrave pa vlerë dhe mbylljen e rrënimin e të gjitha industrive prodhuese si inrentabël, rrumpallës tonë i erdhi një mendim fort i habitshëm: të deklaronte të pastra të gjitha paratë e shqiptarve që firmat mashtruese piramidale, të përhapura si kolerë në shqipëri, ua grabisnin qytetarëve!

Ishte një ide e mrekullueshme kjo për gangsterin VEFA-n, për sudet, Popullin, Gjallica, etj. U erdhi mborth, sepse nxiste edhe të fundmit skeptike t’i dërgonin paratë te piramidat gropë- thithëse, ku jo pak lanë edhe shtëpitë. Kur piramidat u shembën dhe gurët vrasës binin me zhurmë mbi kokat e popullit, rrumpalla u ngjall papritur dhe nxitoi të thoshte se këto krijesa mashtruese i kish ngritur ish sigurimi i shtetit, ndërkohë që Banka Kombëtare dhe guvernatori i saj eunuk qëndronin në pritje prej më shumë se një viti që rrumpalla t’i shpallte të jashtëligjshme. Ata shpëtuan lëkurën për një qime, sepse dikujt i kish vajtur ndërmend t’ja çonte me shkrim paligjshmërinë e lejimit të piramidave, por gjëma kish ndodhur! Atij versionit të sigurimit (që i kish krijuar), në daçi mos e besoni, por ju bashkuan dhe disa historianë që ende militojnë në studimet albanologjike dhe Institutin e Historisë. Nuk është puna se ju bashkuan rrumpallës, por e përcollën si gënjeshtër të ndyrë në tekstet mësimore!?

Kur në Shqipëri shteti ra, kur ushtria u shkri pa bërë shkrap, kur policisë i kishin rënë ushkurët, s’kishte ngelur më gjurmë leku dhe hajdutësh. «Kopetentet» u kishin gjetur vendin. Kishte mbetur vetëm një e kombësise rome dhe aq. Ska stilograf e tastierë të shkruajë ato që hoqi Shqipëria gjatë dy vjetëve! Më mirë për kohën e dramën flet një parcelë e re varresh tej Qafës së Kociut, për të vrarët, të mbyturit e të vdekurit e Vlorës. Ndërsa rrumpalla i mbyllur në presidencë ruante prapanicën, kurrëfarë prokurori e gjykatësi nuk doli të kërkonte vënjen e tij në bangon e të akuzuarit për krime kundër njerëzimit përmes veprimit ose mosveprimit.

Protestat e popullit kundër qeverisë, me kërkesën për dorëheqjen e Meksit, u ndoqën nga urdhëri i rrumpallës për bombardimin e Vlorës, në mobilizimin e rezervistave gegë për pushtimin e toskërisë. Ka qënë i pari rast në historinë shumëshekullore shqiptare, që dikush të përpiqet të fillojë e nxisë një luftë mes dy ndarjeve të mëdha krahinore, që i bashkon gjuha, historia e fatet e përbashkëta dhe i ndan pos se dialekti. Nxitësi ishte rrumpalla. Nuk funksionoi dhe s’kish se si!?

Më në fund ndodhi një gjë krejt e «natyrshme», parlamenti i amnistoi të gjitha krimet. Pas këtij akti, në qytetet e mëdha, ato të pëlqyeshme ku nuk të rrezikohej jeta që të shkoje për dhjam qeni, filluan të ngriheshin pallate me paratë e grabitura në banka, në biznese e popull. Asnjë nuk e kish jetën të sigurtë, njerëzit u bënë të vrazhdë e të trishtuar. Kush bënte dy lekë nxitonte të ikte prej vendbanimit të pushtuar nga bandat e të vinte në Tiranë. U zhvilluan nga asgjëja biznesmenë e politikanë, një pjesë të të cilëve e shihni sot ngjitur pas foltores.

Rrumpalla, duke parë se kjo nuk e mundëte dot popullin, i hoqi vendit sovranitetin, duke ftuar forcat paqëruajtëse të vinin rregull në shtëpinë kaos, të cilës jo vetem i kish vënë zjarrin, por i kish nxjerrë themelet, gjë të cilën as turku nuk desh ta bënte. Kurrëfarë prokurori e gjykatësish të nderuar nuk dolën t’i thonin popullit, në emër të të cilit merrnin vendimet: ja ku e keni fajtorin!

Përkundazi, doli nga burgu kryetari i syrgjynosur i Partisë Socialiste, shoku Fatos, t’i thosh se rrumpallën nuk do ta dënoj, ai do dënoj veten!?

Një herë ai, kur vrau me armë zjarri 4 protestues në rrugë, na bëri të njohur se pa ngurrim « …do vriste 300 vetë». Gjithë salirët e tjerë pas tij brohoritën, përfshi dhe bravaxhiun Lulëzim.

Siç e dini, me gjithëfarë mashtrimesh dhe batakçilliqesh, superaktiv për ushtrimin e trafikut të influencës prej zotërimit pa kontroll të pushtetit, ai vuri pasuri për vete e fëmijët, për rrethin e besnikëve të tij të foltores dhe sot, ndonëse nuk kish dalë kush nga sistemi i drejtësisë tonë ta çonte para ligjit, të cilin ata e kanë trajtuar si lodër fëmijësh, demokracitë më të mëdha në botë, SHBA dhe Britania e Madhe, e shpallën nongrata, të padëshiruar të shkelë e të bëj pis tokën e tyre.

Kujtimet e mia, me sa pres, nuk do i kënaqin fanatikët dhe klanin e rrumpallës, çka nuk është se do ndryshojë gjë për lexhenden fisnore që i ka shpëtuar dënimit! I zhveshur nga parimet morale, pasi shfryn helm ndaj prokurorve e gjyqtarëvw, nuk ja përton të shprehet se arrestimi i tij është antikushtetues, por nuk thotë çfarë është antikushtetuese për qytetarin Sali? Edhe ortaku i tij në rrumpallën e drejtimit të shtetit, po këtë mendim ka, që hetimi dhe arresti është antikushtetues!? Ligji na e kujton se është «i barabartë për të gjithë», ndaj është momenti t’u kujtojmë se koha e tij e pandëshkueshmërisë ka mbaruar!

Ja, kjo ishte historia e shkurtër, me pak rreshta e atij sistemi, që rrumpalla ska turp të mburret, duke ua përmendur këto ditë shpesh shqiptarve se u solli lirinë, demokracinë, u dha banesat, i bëri me prona. Ka parasysh veten, familjen, shokët e klanin që e rrethon dhe që mendon se do ta mbrojnë nga qelia shtëpi, shpresë që e ushqen nga dita kur drejtësia e re shpalli se do ta arrestonin dhe do ja jepnin gjyqit.

Eshtë i pari, besoj shumë se do pasojnë gjyqe të tjera, për krime të tjera, për njeriun që nuk njihte baxhanakun. Drejtësia vonon, por nuk harron edhe pas një periudhe të gjatë vetëimuniteti!

Le të vlejë shembulli i gangsterit 001 (siç e quante shtypi britanik në vitet ’90), si paralajmërim, për të mos i bërë (me nder) p..dhë prokurorisë dhe gjykatës kur të thërret.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.