Kurti akuza të forta ndaj Lajçak: Krijoi skenar të përbashkët me Vuçiç kundër Kosovës

Kryeministri i Kosovës ka hedhur akuza të forta në drejtim të ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, Mirosllav Lajçak. Ai

Shtator 18, 2023 - 11:25
 0
Kurti akuza të forta ndaj Lajçak: Krijoi skenar të përbashkët me Vuçiç kundër Kosovës

Kryeministri i Kosovës ka hedhur akuza të forta në drejtim të ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, Mirosllav Lajçak. Ai deklaroi se Lajçak dhe Vuçiç e vunë përballë një skenari të përbashkët, gjatë takimit trepalësh në Bruksel.

 

Kurti tha se Lajçak pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi, si dhe kundër Marrëveshjes për normalizimit të raporteve, në veçanti.

 

Ai shtoi se synimi i këtij skenari ishte që të zbatohej vetëm gjysma e marrëveshjes.

 

“Ditëve në vijim me siguri që unë do të kem takime me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe të cilët dëshirojnë të na ndihmojnë, e të na përkrahin sa i përket shtetndërtimit demokratik, zhvillimit socio-ekonomik, por edhe sa i përket njohjeve ndërkombëtare, e në veçanti normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e që tash e kemi zgjidhjen: është Marrëveshja Bazike e njohjes së ndërsjellë de-facto”, shtoi Kurti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.