Kurti: BE është familja jonë politike, NATO destinacioni ynë ushtarak

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar ushtarët e rënë të NATO-s dhe UÇK-së në luftën për çlirimin  e vendit. Në një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha se e  ardhmja e Kosovës është në BE dhe NATO, ndërsa shtoi se vendi i tij është rreshtuar në gjeopolitikën dhe aleancat me Perëndimin. “Nga […]

Qeshor 12, 2024 - 11:30
 0
Kurti: BE është familja jonë politike, NATO destinacioni ynë ushtarak

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar ushtarët e rënë të NATO-s dhe UÇK-së në luftën për çlirimin  e vendit. Në një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha se e  ardhmja e Kosovës është në BE dhe NATO, ndërsa shtoi se vendi i tij është rreshtuar në gjeopolitikën dhe aleancat me Perëndimin.

“Nga kjo histori duhen nxjerrë mësime dhe kjo kuptohet nga rreshtim gjeopolitik i vendeve tona sot. Serbia rreshtohet pas Rusisë si atëherë dhe tani, kurse Kosova bashkë me Shqipërinë ka shkuar duke fucuar lidhjet me SHBA dhe Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Turqinë, Francën e Italinë dhe partnerët e tjerë. BE është familja jonë e synuar politike, NATO destinacioni ynë ushtarak. Sot e festojmë këtë ditë bashkë me aleatët tanë njësoj si në 12  qershor 1999”, tha Kurti,.

Kryeministri Kurti tha se sot Kosova kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore dhe njohje reciproke me Serbinë.

“Sot kërkojmë marrëdhënie fqinjësore të mira me këdo dhe njohje reciproke dhe zhvillim të shumanshëm në rajonin tonë pa sulme dhe agresione.  Në këtë 25 vjetor të çlirimit të Kosovës ku kemi jetuar në liri dhe të pavarur. Sot mbarojmë pavarësinë me çdokush dhe gjithçka. Mirënjohje secilit persona dhe organizatat që dhe lloftarë dhe aleatët që ndër dekada kanë kontribuar për një Kosovë të pavarur dhe për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”, tha Kurti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.