Kurti darkon me shkrimtarin Orhan Pamuk: I interesuar për Kosovën e shqiptarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një vizite zyrtare në Turqi ka zhvilluar një takim edhe me shkrimtarin e njohur Orhan Pamuk. Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shprehet i entuziazmuar për takimin me Pamuk, gjersa thekson se shkrimtari ishte i interesuar për Kosovën dhe shqiptarët. “Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin […]

Qeshor 4, 2024 - 10:40
 0
Kurti darkon me shkrimtarin Orhan Pamuk: I interesuar për Kosovën e shqiptarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një vizite zyrtare në Turqi ka zhvilluar një takim edhe me shkrimtarin e njohur Orhan Pamuk.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shprehet i entuziazmuar për takimin me Pamuk, gjersa thekson se shkrimtari ishte i interesuar për Kosovën dhe shqiptarët.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat.

Në restorantin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme.

Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, shkruan Kurti.

Kurti gjatë vizitës në Turqi është takuar edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.