Kurti dhe Vuçiç në Tiranë, Rama: Do të diskutohet edhe fqinjësia mes vendeve

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja në lidhje me mundësinë e zhvillimeve të reja për raportet Kosovë – Serbi, dukeqenëse në Tiranë nesër do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Rama tha se proceset e tilla nuk janë vende për zgjidhje [...]Read More...

Tetor 15, 2023 - 19:05
 0
Kurti dhe Vuçiç në Tiranë, Rama: Do të diskutohet edhe fqinjësia mes vendeve

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja në lidhje me mundësinë e zhvillimeve të reja për raportet Kosovë – Serbi, dukeqenëse në Tiranë nesër do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Rama tha se proceset e tilla nuk janë vende për zgjidhje të çështjeve bilaterale, por shtoi se në program gjatë drekës së liderëve do të diskutohen edhe marrëdhëniet fqinjësore në Rajon.

“Procesi i Berlinit është një proces që lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjithave vendeve të Rajonit drejt 4 lirive të BE, lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.

Dhe proceset e tilla nuk janë vende për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por në programin e këtij samiti që është përgatitur para disa kohësh, dreka e punës së liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në Rajon.

Pra hapësira për një diskutim të hapur është e programuar, por nuk është një samit, i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që trajtohen  dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE” tha Rama./abcnews.al

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.