Kurti dhe Vuçiç pjesë e forumit në Davos, por Lajçak nuk planifikon takim trepalësh
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet t’i takojë veças kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Takimet do të mbahen në Davos të Zvicrës, ku të dy do të jenë pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano, duke konfirmuar këto takime sqaroi se megjithatë […]
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet t’i takojë veças kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Takimet do të mbahen në Davos të Zvicrës, ku të dy do të jenë pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano, duke konfirmuar këto takime sqaroi se megjithatë nuk pritet të ketë një takim mes Lajçak dhe dy liderëve në të njëjtën kohë.
Takimi i fundit Kurti-Vuçiq në kuadër të dialogut është mbajtur në shtator të vitit të kaluar, por pa rezultat.
What's Your Reaction?