Kurti e Vuçiç, sërish në tryezë, Presidenti serb: Për 2-3 ditë do të takohem me Albinin në Bruksel

Pas më shumë se një muaji trazirash dhe heshtje të dialogut kjo do të jetë tentativa e Brukselit për të ulur gjakrat mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të takohet me kryeministrin Albin Kurti pas dy ose tri ditësh. “Ne duam që dialogu të vazhdojë, por ne nuk do […]

Tetor 24, 2023 - 16:15
 0
Kurti e Vuçiç, sërish në tryezë, Presidenti serb: Për 2-3 ditë do të takohem me Albinin në Bruksel

Pas më shumë se një muaji trazirash dhe heshtje të dialogut kjo do të jetë tentativa e Brukselit për të ulur gjakrat mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të takohet me kryeministrin Albin Kurti pas dy ose tri ditësh.

“Ne duam që dialogu të vazhdojë, por ne nuk do të ndryshojmë asgjë nga ato që ne kemi kërkuar vetëm se përpiqemi të themi të vertetën” tha Vuçiç

Lideri serb tha se në takimin e Brukselit do të jetë edhe e ashtuquajtura pesëshja e madhe, që i referohet të dërguarit të posaçëm për Dialogun, Lajçak, atij të SHBA-ve, Escobar dhe tre emisarëve te Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Kreu i shtetit tha megjithatë se nuk pret që fuqitë e mëdha të ndryshojnë mendim ndaj Beogradit zyrtar.

Vuçiç i bëri këto deklarata sot gjatë një vizite në një qendër spitalore ne Liskovc.

Takim i fundit mes dy liderëve ka ndodhur në 14 shtator./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.