Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel/ Meloni e Borrell: Kemi kërkuar zbatimin e marrëveshjeve
Kane perfunduar takimet e ndara të kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentit e Serbisë Aleksander Vuçiç me lideret europiane. Deri më tani nuk
Kane perfunduar takimet e ndara të kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentit e Serbisë Aleksander Vuçiç me lideret europiane.
Deri më tani nuk ka informacione me rezultatet e prodhuara pasi asnjeri prej tyre nuk ka folur per mediat.
Por kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se lideret europian kanë kërkuar nga të dy palët zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
GIORGIA MELONI
“Në takimin trilateral me Macronin dhe Scholzin ishim të zënë me bisedat rreth një tjetër skenari kritik, atij midis Serbisë dhe Kosovës e jemi duke kërkuar të gjejmë një zgjidhje, mbi bazën e një pune shumë të gjatë që është bërë kryesisht nga Italia, Gjermania, Franca dhe BE-ja. Ne kemi kërkuar nga të dy liderët që të bëjnë përparim në marrëveshjet e arritura në vitet dhe muajt e fundit”,
Ndërsa shefi i diplomacisë europiane Joseph Borell ka theksuar se zgjidhja e vetme mes dy vendeve eshte dialogu.
SHEFI I POLITIKES SE JASHTME TE BE-SE
JOSEP BORRELL
“Kur jemi te Kosova dhe Serbia – puna po vazhdon dhe ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së dhe të provojmë të ulemi sërish me të dy liderët për të provuar nëse ne mund të gjejmë një zgjidhje brenda dialogut. Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes dialogut. S’ka zgjidhje tjetër”.
Ndërsa president i Keshillit Europian Charles Michel ne një postim në rrjete sociale ka theksuar se De-pershkallezimi dhe kthimi ne normalizimin e mardhenieve ndermjet Prishtines dhe Beogradit eshte thelbesor.
Kryeministri i Kosoves dhe president i Serbisë u takuan sot me presidentin francez Emmanuel Macron,kancelarin gjerman Olaf Scholz,kryemnistren italiane Giorgia Meloni dhe shefin e diplomacise Europiane Josep Borell.
Nderkohë Albin Kurti eshte takuar edhe me te derguarin e Be-se Miroslav Lajcak.
What's Your Reaction?