Kurti: I kërkova ndihmë SHBA kundër planeve të luftës nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi si inkurajuese bisedën me Këshilltarin e SHBA per ceshtjet e sigurise Sullivan.   “E falënderova atë

Shtator 30, 2023 - 11:05
 0
Kurti: I kërkova ndihmë SHBA kundër planeve të luftës nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi si inkurajuese bisedën me Këshilltarin e SHBA per ceshtjet e sigurise Sullivan.

 

“E falënderova atë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sigurinë kufitare të Kosovës dhe i kërkova ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë. E sigurova zotin Sullivan për bashkëpunimin e vazhdueshëm të policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, shkroi kryeministri Kurti.

 

Ndërkohë po të premten, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pati një bisedë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç me të cilin diskutoi “rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të ulur tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit”.

 

Blinken tha se Serbia duhet të shoqërojë uljen e menjëhershme të tensioneve me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit (të marrëdhënieve me Kosovën) në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.VOA

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.