Kurti i përgjigjet Lajçak për deklaratat për Asociaconin: Meqë është çështje e brendshme e Kosovës, e hartoj me ministrat e mi!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë u refuza nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe se deklarata e fundit e ndërmjetësit për dialogun, Miroslav Lajçak, nënkupton se çështja e draft-statutit është “vetëm çështje e brendshme e Kosovës”. “Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian […]

Dhjetor 22, 2023 - 17:39
 0
Kurti i përgjigjet Lajçak për deklaratat për Asociaconin: Meqë është çështje e brendshme e Kosovës, e hartoj me ministrat e mi!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë u refuza nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe se deklarata e fundit e ndërmjetësit për dialogun, Miroslav Lajçak, nënkupton se çështja e draft-statutit është “vetëm çështje e brendshme e Kosovës”.

“Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiç, Komunitete dhe Kthim, dhe Elbert Krasniqi Administrimi i Pushtetit Lokal”, tha Kurti në reagimin e tij.

Sipas Kurtit marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të nënshkruhet në Samitin e Këshillit Evropian, që do mbahet në mars 2024.

“Besoj që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me Presidentin Vuçiç që i vodhi zgjedhjet në Serbi dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023, përmes letrës së Kryeministres Ana Brnabiç, në vend se të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia pranuan marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në fund të shkurtit dhe një dokument aneks për zbatimin e saj u dakordësua në Ohër më pas. Kosova këmbënguli në nënshkrimin e këtyre dokumenteve, të cilat Serbia i refuzoi.

Së fundmi kryeministrja Bërnabic përmes një letre zyrtare drejtuar BE, shpreh rezerva për detyrimet që dalin nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Por i dërguari i BE-së Lajçak, deklaroi se marrëveshja duhet të formalizohet deri në fund të janarit dhe se për këto kërkesa të palëve pritet zbatimi i Asociacionit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.