Kurti iu përgjigjet kritikave pas vizitës në Maqedoninë e Veriut, mohon promovimin e Shqipërisë së Madhe

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë shtuar debatet dhe kritikat në mesin e partive politike pas vizitës se Albin Kurti në Shkup dhe në Tetovë, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi Përparim Kryeziu, ka thënë se Kurti në këto dy komuna ka shkuar me ftesë të kryetarëve, duke përmendur edhe mbledhjen e përbashkët mes […]

Gusht 15, 2023 - 12:50
 0
Kurti iu përgjigjet kritikave pas vizitës në Maqedoninë e Veriut, mohon promovimin e Shqipërisë së Madhe

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë shtuar debatet dhe kritikat në mesin e partive politike pas vizitës se Albin Kurti në Shkup dhe në Tetovë, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi Përparim Kryeziu, ka thënë se Kurti në këto dy komuna ka shkuar me ftesë të kryetarëve, duke përmendur edhe mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në shtator të vitit 2021.

“Vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut u bë me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me rastin e ri-emërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të rrugës që lidh fshatin Vicë me fshatin Sellcë. Në mes të muajit qershor, po ashtu me ftesë kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në Forumin e Prespës, në Strugë, në kuadër të së cilit ai kishte zhvilluar takime edhe me zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Qeveria e Kosovës i është përgjigjur edhe presidentit të Serbisë, lidhur me deklaratën se “Kurti në Tetovë promovoi ‘Shqipërinë e Madhe’”.

“Siç duket Vuçiç është nisur nga vetja e tij, insistimi në ‘Serbi të Madhe’ edhe pas katër luftërave të humbura me emrin ‘Bota serbe’ dhe na akuzon neve kot”.

Faktorët  politikë maqedonas e  shohin si nacionalist qëndrimin e Albin Kurtit ku   gjatë fjalimit të të cilit në Tetovë u shfaq një flamur i “Shqipërisë së Madhe”.

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.