Kurti lë pa rrogë avokatët e Hashim Thaçit, ata kërkojnë dorëheqjen nga mbrojtja

Avokatët e Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e tjerë të kësaj kompanie kanë kërkuar t’u mundësohet tërheqja nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për arsye të mospagesës. “Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është […]

Janar 30, 2024 - 12:08
 0
Kurti lë pa rrogë avokatët e Hashim Thaçit, ata kërkojnë dorëheqjen nga mbrojtja

Avokatët e Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e tjerë të kësaj kompanie kanë kërkuar t’u mundësohet tërheqja nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për arsye të mospagesës.

“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Deri sa të caktohen avokatët e tjerë, të njëjtët deri në një periudhë 45 ditore do vazhdojnë punën e tyre.

Pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë është e detyruar t’i bëjë Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.