Kurti në Maqedoninë e Veriut, reagon Petkoviç: E pakuptimtë. Mund të ndezë një konflikt të ri në Ballkan

Vizita e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut, mori reagime nga politikanë të shumtë, disa prej të cilët kritikuan kryeministrin e Kosovës. Gjithashtu pas Ramush Haradinajt, që akuzoi Kurtin se tashmë po kërkon të mashtrojë shqiptarët në Maqedoni, reagoi edhe drejtori i zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç. Kurti kërkoi bashkëpunim me Maqedoninë dhe institucioneve të […]

Gusht 12, 2023 - 18:04
 0
Kurti në Maqedoninë e Veriut, reagon Petkoviç: E pakuptimtë. Mund të ndezë një konflikt të ri në Ballkan

Vizita e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut, mori reagime nga politikanë të shumtë, disa prej të cilët kritikuan kryeministrin e Kosovës.

Gjithashtu pas Ramush Haradinajt, që akuzoi Kurtin se tashmë po kërkon të mashtrojë shqiptarët në Maqedoni, reagoi edhe drejtori i zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç.

Kurti kërkoi bashkëpunim me Maqedoninë dhe institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Petkoviç tha se Kurti ka udhëtuar në Maqedoninë e Veriut për të nxitur strukturat më ekstreme politike të shqiptarëve në atë vend dhe për të promovuar projektin fashist të Shqipërisë së Madhe.

“Duke e shpallur veten si mentor politik dhe ideologjik i atyre që do të destabilizonin dhe ndanin Maqedoninë e Veriut, Kurti e shtriu misionin e tij luftarak nga Kosova në territoret përreth, të cilat ai i konsideron si pjesë përbërëse të projektit të tij të çmendur të shtetndërtimit të Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Petkoviç./m.j

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.