“Kurti po përçan shqiptarët”, Arifi: Po vepron në interes të Vuçiçit dhe Putinit
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përçan shqiptarët. Sipas tij, kryeministri Kurti po ndjek narrativën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, duke iu shërbyer të dyve. “Kurti po përçan shqiptarët. Pse […]
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përçan shqiptarët.
Sipas tij, kryeministri Kurti po ndjek narrativën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, duke iu shërbyer të dyve.
“Kurti po përçan shqiptarët. Pse e bën këtë ? Kurti është duke i shërbyer një narrative komplet tjetër. Është tu i shërbyer narrativës së Putinit të Rusisë dhe Vuçiçit të Serbisë. Që ku ka qenë në nivel jo qeveritar. Ndër vite kemi indikatorët që tregon se Kurti është duke i shërbyer narrativës së Putinit dhe Vuçiçit. Putin përmes Kurtit është duke ndalur që Ballkani të futet në BE. A e bën me vetëdije apo jo, nuk e dimë. Ne në Luginën e Preshevës na ka bërë shumë dëm. Në Prishtinë na ka përçarë njëri-tjetrin me para. Në kohë fushatash po përdoret për të joshur votuesit duke thënë ‘na jepni votën se Albini jep para. E ka bërë të njëjtën gjë në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, por atje nuk ka mundur dot.“, tha ai.
Më tej Arfi tha se qeveria e Kurtit po josh qytetarët e Preshevës me para.
“Qeveria e Kurtit po josh qytetarët në Preshevë duke rritur rezultatin e tyre. U premtojnë bizneseve dhe shoqatave nga 30 mijë euro. Implikimi i Kurtit nuk është vetëm si Vetëvendosje por edhe si Kosovë në Preshevë. Ne jemi duke garuar kundër qeverisë së Kosovës dhe me paratë e Kosovës po blihen votat. Para të gjithëve po e bëjnë këtë. Ato para janë të shtetit, që përmes një rruge ligjore dhe me kurse të parapërgatitura e dërgojnë këto para. Vuçiç dhe Serbia nuk po bëjnë asgjë, po i lejnë. Vuçiç po e pret të ndodhë kjo pasi është në të mirën e tij. Kurti po mundohet ti shërbejë narrativës së Vuçiç, Serbisë dhe Putin. Albin kurti nuk po bën politikë shqiptare. Kurti nuk ka pranuar as asociacionin. Çdo gjë që ka bërë Kurti ka shkuar në të kundërt të interesit të shqiptarëve.”, përfundoi ai./m.j
What's Your Reaction?