Kurti pranoi të takohet me Vuçiç/ Zbardhet objekti i bisedimeve, në fokus propozimi i ri për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, AlbinKkurti ka pranuar kërkesën e të dërguarve perëndimorë për takim me liderët kryesorë europianë të enjten në Bruksel.    

Tetor 25, 2023 - 12:25
 0

Takimi do jetë në vijim të diskutimeve të nisura me diplomatet gjatë vizitës së tyre në Prishtinë, të cilët propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të marrëveshjes bazike.

Zyra e shtypit të kryeministrit shprehet se nuk ka ende dijeni për axhendën e takimeve, por Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në diskutime me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes.

Edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic e ka pranuar kërkesën e do të jetë i pranishëm të enjten në Bruksel.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.