Kurti raporton për takimet në Bruksel: Kemi arritur vetëm një marrëveshje, sjell njohjen de-facto të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po raporton sot në Kuvend për takimet e tij në Bruksel, ku vëmendja ishte te dialogu Prishtinë-Beograd.  

Nëntor 3, 2023 - 13:05
 0

Kurti tha para deputetëve se është arritur vetëm një marrëveshje mes palëve, ajo që sipas tij sjell njohjen de-facto të Kosovës, nga Serbia.

“Kemi arritur vetëm një marrëveshje, që sjell njohjen de-facto të Kosovës. Ne ofruam të nënshkruam marrëveshjen bazë të Brukselit dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes.”, tha Kurti. Mes të tjerash ai tha se pala kosovare në takime me krerët e lartë të BE, ka kërkuar ndëshkimin e Serbisë për agresionin në Veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv policie.

Ndërkohë, gjatë fjalës së në foltoren e Kuvendit ishte Kurti, deputetët e opozitës në shenjë kundërshtie i binin tavolinave dhe bënin në kor ovacione ironizuese.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.