Kurti: Serbia ka dislokuar sistemet kundërajrore në afërsi të kufirit me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia ka dislokuar sisteme kundërajrore në afërsi të kufirit me Kosovën, duke paralajmëruar se në Rashkë po bëhet riorganizim paramilitar i Milan Radojçiqit. Ai ka shkruar në Facebook të dielën se ky riorganizim po bëhet me instruksione dhe mbështetje të shtetit serb. Kurti ka thënë se më […]

Nëntor 19, 2023 - 18:41
 0
Kurti: Serbia ka dislokuar sistemet kundërajrore në afërsi të kufirit me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia ka dislokuar sisteme kundërajrore në afërsi të kufirit me Kosovën, duke paralajmëruar se në Rashkë po bëhet riorganizim paramilitar i Milan Radojçiqit. Ai ka shkruar në Facebook të dielën se ky riorganizim po bëhet me instruksione dhe mbështetje të shtetit serb.

Kurti ka thënë se më 10 nëntor, Radojçiq është takuar me 40 politikanë serbë, ku sipas tij, është kërkuar mobilizim për të votuar partinë SNS.

“Aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore. Millan Radoiçiq, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës. U bënë pesë muaj pas rrëmbimit në Leposaviq të policëve tanë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemë Mustafa dhe tetë javë nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka kërkuar nga KFOR-i, EULEX-i dhe Bashkimi Evropian të dalin me raport publik për t’ia atribuuar Serbisë aktin e agresionit, krimin dhe terrorizmin, “dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiqit”.

“Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës. Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën. Kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale po vërehet gjithnjë e më shumë. Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e BE-së, për ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve sipas projektit ‘Bota Serbe’, të Vulinit e të Vuçiqit”, ka theksuar ai në Facebook.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.