Kurti sërish në Athinë: Takohet me ministrin e grek të Mbrojtjes, në fokus sulmi në Banjskë dhe patrullimi i kufirit verior

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias. Në një postim në platformën X, Kurti ka bërë të ditur se kanë diskutuar për sulmin terrorist në Banjskë dhe si policia e Kosovës parandaloi që ky grup terrorist ta bënte planin e tyre një konflikt më të madh. Ai […]

Tetor 24, 2023 - 20:05
 0
Kurti sërish në Athinë: Takohet me ministrin e grek të Mbrojtjes, në fokus sulmi në Banjskë dhe patrullimi i kufirit verior

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias. Në një postim në platformën X, Kurti ka bërë të ditur se kanë diskutuar për sulmin terrorist në Banjskë dhe si policia e Kosovës parandaloi që ky grup terrorist ta bënte planin e tyre një konflikt më të madh.

Ai ka thënë tutje se kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin në veri. “I kënaqur që takova Ministrin e Mbrojtjes së Greqisë. Diskutuam për sulmin terrorist dhe se si trupat paraushtarake u penguan të zbatonin planin e tyre në një konflikt më të madh. Ne diskutuam edhe bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin e kufirit me Serbi”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.