Kurti: Sulmi terrorist ishte plan për aneksimin e veriut të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka thënë se Policia e ka konfirmuar që ky sulm ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Kurti ka [...]Read More...

Tetor 2, 2023 - 11:30
 0
Kurti: Sulmi terrorist ishte plan për aneksimin e veriut të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka thënë se Policia e ka konfirmuar që ky sulm ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme.

Kurti ka shkruar se kjo do të pasonte me krijimin e një korridori për në Serbi, i cili do ta mundësonte furnizimin me armë dhe trupa.

“Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”.

/abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.