Kurti takon Von Cramonin, flasin për zgjedhjet evropiane

Kryeministri Albin Kurti është takuar mbrëmë me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. ​Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit. Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, shefi i ekzekutivit veçoi liberalizimin e […]

Janar 14, 2024 - 14:44
 0
Kurti takon Von Cramonin, flasin për zgjedhjet evropiane

Kryeministri Albin Kurti është takuar mbrëmë me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

​Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.

Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, shefi i ekzekutivit veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi Cramonin për punën dhe angazhimin e saj.

“Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për këtë takim.

Numri një i Qeverisë njëherit e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.