Kush do të “eliminohej”? Kapet me armë dhe mina me telekomandë i riu në Mirditë

Një 28-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi po transportonte mina me telekomandë që do të shërbenin për të kryer krime kundër personit. Në

Janar 24, 2024 - 11:24
 0
Kush do të “eliminohej”? Kapet me armë dhe mina me telekomandë i riu në Mirditë

Një 28-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi po transportonte mina me telekomandë që do të shërbenin për të kryer krime kundër personit.

Në pranga ka rënë Marian Gjoka, teksa janë sekuestruar 2 mina me telekomandë, 1 kallashnikov dhe municion luftarak. Vihet në pranga 28-vjeçari Marian Gjoka që transportonte minat dhe mbante në banesë 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte mina me telekomandë që do të shërbenin për të kryer krime kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Safe City”.

Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar i cili lëvizte me këmbë, në drejtim të qytetit, dhe kanë ndërhyrë menjëherë. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Gj., 28 vjeç, banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik, Mirditë, rezident në Malin e Zi.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në çantën e shpinës së 28-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të kryer në banesën e këtij shtetasi, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i ka siguruar në Malin e Zi, ku ishte i punësuar”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.