Kush është Bedrie Loka: Denoncoi një vit më parë kushërirën, video në “Tik-Tok” e shtyu drejt vetëvrasjes

Bullizimi në Tik-Tok dyshohet se ka qenë shkaku që ka shtyrë 41-vjecaren Bedrie Loka nga Dibra por që prej vitesh jetonte bashkë me katër fëmijët e saj dhe bashkëshortin në lagjen Stallë të Sukthit, që të ndërmarrë aktin fatal, atë të vetëvrasjes. Sipas të afërmëve të 41-vjeçares dyshohet se ka qenë kushërira e Bedries (vajza […]

Janar 5, 2024 - 21:08
 0
Kush është Bedrie Loka: Denoncoi një vit më parë kushërirën, video në “Tik-Tok” e shtyu drejt vetëvrasjes

Bullizimi në Tik-Tok dyshohet se ka qenë shkaku që ka shtyrë 41-vjecaren Bedrie Loka nga Dibra por që prej vitesh jetonte bashkë me katër fëmijët e saj dhe bashkëshortin në lagjen Stallë të Sukthit, që të ndërmarrë aktin fatal, atë të vetëvrasjes.

Sipas të afërmëve të 41-vjeçares dyshohet se ka qenë kushërira e Bedries (vajza e tezes) e cila kishte hapur profil denigrues në emër të saj në Tik-Tok.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka mësuar se profili ishte hapur rreth një vit më parë, dhe për këtë arsye 41-vjeçarja në atë kohë kishte bërë denoncim, por mesa duket nuk është marrë asnjë masë.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur në dy janar, ku 41-vjeçarja në gjendje të rëndë mendore ka ndërmarrë aktin fatal duke pirë fotoksinë dhe në këtë mënyrë i ka dhënë fund jetës.

Policia e Durrësit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur tre ditë më parë në lagjen Stallë të Sukthit në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës, pasi në Tik Tok ishte hapur një profil denigrues në emër të saj.

Në reagimin e Policisë së Durrësit theksohet se 41-vjeçarja kishte bërë denoncim në dhjetor të vitit 2022 dhe se çështja ishte nën hetim.

Njoftimi:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:

Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.  

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori. 

 Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.  

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.