Kush është Frederiku, mbreti i ardhshëm i Danimarkës i njohur me nofkën “Pingo”?

Danezëve iu dha një surprizë në natën e Vitit të Ri, ndërsa Mbretëresha Margrethe II njoftoi abdikimin e saj. Mbretëresha e vetme në fuqi në botë dhe monarkja më jetëgjatë në Evropë do të japë dorëheqjen më 14 janar, që do të bëhen 52 vjet nga dita që kur ajo u bë mbretëreshë. “Unë do […]

Janar 1, 2024 - 18:50
 0
Kush është Frederiku, mbreti i ardhshëm i Danimarkës i njohur me nofkën “Pingo”?

Danezëve iu dha një surprizë në natën e Vitit të Ri, ndërsa Mbretëresha Margrethe II njoftoi abdikimin e saj.

Mbretëresha e vetme në fuqi në botë dhe monarkja më jetëgjatë në Evropë do të japë dorëheqjen më 14 janar, që do të bëhen 52 vjet nga dita që kur ajo u bë mbretëreshë.

“Unë do t’ia lë fronin djalit tim, princit të kurorës Frederik”, deklaroi ajo drejtpërdrejt në TV.

Por çfarë dimë për mbretin e Danimarkës së shpejti?

Princi i kurorës Frederik njihej në Danimarkë si një princ festash në fillim të viteve 1990, por perceptimet filluan të ndryshonin pasi ai u diplomua në Universitetin Aarhus në 1995 me një master në shkencat politike. Ai ishte i pari mbretëror danez që përfundoi një arsim universitar.

Gjatë studimeve ai kaloi një kohë në Harvard në Shtetet e Bashkuara, ku u regjistrua me pseudonimin Frederik Henriksen.

Më vonë ai shërbeu në marinën daneze, ku u mbiquajtur “Pingo” – pseudonim që e mori pasi rrobat e tij u mbushën me ujë gjatë një kursi zhytjeje dhe ai duhej të eci si pinguin.

55-vjeçari e ka fituar emrin e tij si një guximtar, duke marrë pjesë në një ekspeditë katër-mujore të skive nëpër Grenlandë në vitin 2000. Ai është shtruar në spital për aksidente me sajë dhe skuter.

“Unë nuk dua të mbyll veten në një kështjellë. Unë dua të jem vetvetja, një qenie njerëzore”, tha ai një herë, duke këmbëngulur se do t’i përmbahej kësaj edhe pasi të merrte fronin./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.