Kush është i arrestuari, i akuzuar për vrasjen e Tupac Shakur!

Policia amerikane ka arrestuar ditën e djeshme, ish-udhëheqësin e një bande, për vrasjen e reperit Tupac Shakur, gati 30 vite pasi legjenda e hip hop u qëllua 4 herë teksa kishte ndaluar në një semafor në Las Vegas. Vrasja e artistit konsiderohet si një nga vrasjet më famëkeqe të mbetura mister, jo vetëm në historinë […]

Tetor 1, 2023 - 13:15
 0
Kush është i arrestuari, i akuzuar për vrasjen e Tupac Shakur!

Policia amerikane ka arrestuar ditën e djeshme, ish-udhëheqësin e një bande, për vrasjen e reperit Tupac Shakur, gati 30 vite pasi legjenda e hip hop u qëllua 4 herë teksa kishte ndaluar në një semafor në Las Vegas. Vrasja e artistit konsiderohet si një nga vrasjet më famëkeqe të mbetura mister, jo vetëm në historinë e muzikës, teksa autoritetet kanë bërë me dije se kanë vënë në pranga Duane “Keffe D” Davis, 60 vjeç, i akuzuar për vrasje me një armë vdekjeprurëse.

Duke cituar edhe akuzat e bëra nga Prokuroria, Policia thotë se kanë arritur në përfundimin pas hetimeve prej 3 dekadash se Davis kishte planifikuar sulmin ndaj Tupac, pasi nipi i tij u përfshi në një përleshje me reperin në një kazino, po atë mbrëmje. Mësohet se 60-vjecari u arrestua pranë shtëpisë së tij në Las Vegas dje dhe pritet të dalë para gjykatës brenda disa ditësh.

Prokurori Marc DiaGiacomo, i ngarkuar me cështjen prej disa vitesh, e përshkroi Davis si ish-udhëheqësin e bandës “South Side Compton Crips” dhe si personon që “urdhëroi” vdekjen e Shakur. Në fakt, Keffe D nuk është i panjohur për këtë histori, pasi i marrë në pyetje disa herë përgjatë viteve, ka pranuar se ndodhej në makinën Cadillac që qëlloi me armë drejt reperit, duke u bërë pjesë edhe e dokumentarëve dhe librave që janë shkruar për atentatin e famshëm.

Edhe pse ndërroi jetë në moshën 25-vjecare, 1 javë pasi u qëllua me armë, Tupac konsiderohet si një nga ikonat e hip-hop, me 75 milionë disqe të shitur në mbarë botën dhe me hite si “California Love”, “All Eyez On Me” apo “Changes”. Këtë vit, në muajin qershor, reperi u nderuar edhe me vendosjen e emrit në Hollywood Walk of Fame, ndërsa unaza e tij e famshme u shit për një shifër rekord në një ankand qv u zhvilluar për nder të 50-vjetorit të muzikës rap disa javë më parë.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.