Kush është shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Athinë?

Është identifikuar si Thimi Deoboniku (Prifti), 56 vjeçari shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në lagjen Paleo Faliro të Athinës. Shqiptari me precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve u qëllua dy herë me armë zjarri në bark pranë pallatit ku banonte në rrugën 44 Atlantos, të kryeqytetit grek. Autori ka qenë i maskuar […]

Dhjetor 1, 2023 - 08:38
 0
Kush është shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Athinë?

Është identifikuar si Thimi Deoboniku (Prifti), 56 vjeçari shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në lagjen Paleo Faliro të Athinës.

Shqiptari me precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve u qëllua dy herë me armë zjarri në bark pranë pallatit ku banonte në rrugën 44 Atlantos, të kryeqytetit grek.

Autori ka qenë i maskuar me skafandër dhe u largua me shpejtësi me një motor, duke humbur menjëherë gjurmët për policinë.

Viktima është dërguar i gjallë në spitalin Evangjelismos, ku ka ndërruar jetë më pas si pasojë e plagëve të marra.

Nga vlerësimet paraprake policia helene dyshon se kemi të bëjmë me vrasje për larje hesapesh.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.