Kush i vendosi tritol gjyqtarit në Shkodër? Hoxha zbulon detaje nga hetimet: Është kërkuar lista e amnistisë, ja çfarë dyshohet

Në pjesën e parë të emisionit “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel është diskutuar ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër ku pati një shpërthim tritoli në shtëpinë e gjyqtarit Tonin Sterkaj. Gazetarja Anila Hoxha tha se po hetohen disa pista, ndër to edhe lista e […]

Prill 29, 2024 - 22:10
 0
Kush i vendosi tritol gjyqtarit në Shkodër? Hoxha zbulon detaje nga hetimet: Është kërkuar lista e amnistisë, ja çfarë dyshohet

Në pjesën e parë të emisionit “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel është diskutuar ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër ku pati një shpërthim tritoli në shtëpinë e gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Gazetarja Anila Hoxha tha se po hetohen disa pista, ndër to edhe lista e të burgosurve në burgun e Reçit që përfituan nga Amnistia Penale. Ajo shtoi se ka dyshime se autori i vendosjes së lëndës plasëse mund të jetë një ndër personat që ka përfituar nga amnistia por që mund të jetë dënuar nga gjyqtari.

“Kam mësuar se po hetohen disa pista. Një ndër to edhe lista e amnistisë penale e këtij viti ëpr të gjithë shtetasit që u është dhënë liria. Ka dyshime se njëri ndër ta mund të jetë një prej atyre që gjyqtari i Shkodrës e ka shpallur fajtor. Prandaj është kërkuar administrimi i listës për të liruarit nga burgu i Reçit”- u shpreh Hoxha.

Për ngjarjen reagoi edhe delegacioni i BE në Tiranë, duke theksuar se siguria e gjyqtarëve nga kërcënimet, është thelbësore për funksionimin e sistemit gjyqësor./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.