Kush ishte Martti Ahtisaari?

Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari vdiq në moshën 86-vjeçare të hënën, më 16 tetor, në orën 6:40, në Helsinki. Ahttisari pati një karrierë të gjatë si ndërmjetës ndërkombëtar i paqes për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare, duke përfshirë Kosovën, Irakun, Namibinë dhe Indonezinë. I lindur më 23 qershor 1937, Martti Ahtisaari ishte një politikan finlandez dhe ndërmjetës [...]Read More...

Tetor 16, 2023 - 13:10
 0
Kush ishte Martti Ahtisaari?

Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari vdiq në moshën 86-vjeçare të hënën, më 16 tetor, në orën 6:40, në Helsinki.

Ahttisari pati një karrierë të gjatë si ndërmjetës ndërkombëtar i paqes për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare, duke përfshirë Kosovën, Irakun, Namibinë dhe Indonezinë.

I lindur më 23 qershor 1937, Martti Ahtisaari ishte një politikan finlandez dhe ndërmjetës i njohur.

Ahtisaari ishte president i Finlandës (1994–2000).

Duke u vlerësuar karriera e tij e suksesshme në misionet e tij të ndërmjetësimit, Ahtisaari u emërua si i dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Më 24 korrik 2006, i emëruari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, në mënyrë të suksesshme solli në tavolinë udhëheqësit kryesorë të Kosovës dhe Serbisë në takimin e parë të nivelit të lartë për procesin e statutit të Kosovës në Vjenë, po ashtu të quajtur “takimi i elefantëve”.

Derisa palët detajuan pozitat e qëndrimeve të tyre, takimi u vlerësua si i suksesshëm në kuptimin që i mblodhi për herë të parë udhëheqësit kryesorë të Prishtinës dhe Beogradit në një vendtakim.

Në vitin 2007 Ahtisaari bëri një propozim – të pranuar nga Kosova, por u refuzua nga Serbia, plan ky që u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Në vitin 2008 ai u nderua me çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare.

I lindur në Viipuri, Finlandë, Ahtisaari u zhvendos së bashku me pjesën tjetër të familjes së tij kur qyteti iu dorëzua Bashkimit Sovjetik në vitin 1940 pas Luftës Ruso-Finlandeze.

Familja e tij u zhvendos fillimisht në Kuopio në Finlandën jug-qendrore dhe më vonë në veriperëndim në Oulu.

Ahtisaari u diplomua në Universitetin e Oulu në vitin 1959 dhe në fillim të viteve 1960 punoi në Pakistan në një projekt arsimor për Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.

Ai u kthye në Finlandë dhe iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme në 1965; tetë vjet më vonë ai u emërua ambasador në Tanzani, një post që e mbajti deri në vitin 1976.

Ai ishte gjithashtu i dërguar (1975–76) në Zambia, Somali dhe Mozambik.

Ahtisaari avancoi aftësitë e tij diplomatike si komisioner i Kombeve të Bashkuara për Namibinë (1977–81), një vend i përçarë nga përplasjet e brendshme.

Ai vazhdoi të përfaqësonte Namibinë si i deleguar gjatë viteve 1980 ndërsa shërbente në disa poste të Ministrisë së Jashtme finlandeze dhe drejtoi ekipin e OKB-së që mbikëqyrte shkuarjen e Namibisë drejt pavarësisë (1989–90).

Veç këtyre, Ahtisaari ishte një figurë e rëndësishme në bisedimet e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë (1992–93).

Në vitin 1994 Ahtisaari ishte kandidat për presidencën finlandeze dhe vizioni i tij për Finlandën si një pjesëmarrës aktiv në çështjet ndërkombëtare e ndihmoi atë të fitonte zgjedhjet.

Ahtisaari kërkoi hyrjen e shtetit të tij në Bashkimin Evropian dhe në gjysmën e parë të vitit 1999, Finlanda mori presidencën e radhës të BE-së.

Ndër tjerash, në vitet 2007–2008 ai ndihmoi në organizimin dhe ndërmjetësimin e bisedimeve në Helsinki midis myslimanëve sunitë dhe shiitë irakianë.

Në vitin 2021 u njoftua se Ahtisaari vuante nga sëmundja e avancuar e Alzheimerit.

Përveç çmimit Nobel, Ahtisaari mori edhe çmime të tjera./Kosovapress.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.