Kush jep apartament me qira, të regjistrohet në QKB: Cilat janë risitë që sjell projektligji i ri për turizmin?

Projektligji i ri për turizmin i miratuar në qeveri , sjell ndryshime të rëndësishme për sektorin,  të cilat synojnë ti japin zgjidhje informalitetit të lartë, ku ka një mospërputhje të theksuar midis numrit të turistëve dhe deklarimeve që bëhen nga strukturat akomoduese. Sipas draftit, do të krijohet një regjistër të ri, pjesë e të cilit […]

Janar 11, 2024 - 21:21
 0
Kush jep apartament me qira, të regjistrohet në QKB: Cilat janë risitë që sjell projektligji i ri për turizmin?

Projektligji i ri për turizmin i miratuar në qeveri , sjell ndryshime të rëndësishme për sektorin,  të cilat synojnë ti japin zgjidhje informalitetit të lartë, ku ka një mospërputhje të theksuar midis numrit të turistëve dhe deklarimeve që bëhen nga strukturat akomoduese.

Sipas draftit, do të krijohet një regjistër të ri, pjesë e të cilit do të jenë dhomat e thjeshta private, apartamentet moderne, shtëpitë tradicionale, bujtinat e vilat që do përdoren në funksion të turizmit.

Projektligji parashikon që çdo sipërmarrës që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese duhet që të regjistrohet në QKB dhe më pas të kërkojë certifikatë kategorizimi në ministrinë e turizmit. Çdo strukture më pas, ka detyrimin te kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën.

Projektligji parashikon rëndim të gjobave për të gjithë subjektet abuzuese. Konkretisht, kur subjektet hoteliere ushtrojnë aktivitetin pa certifikatë kategorizimi dënimi financiar me gjobë shkon nga 20 000 deri në 400 000 lekë.

Po ashtu gjoba të larta ka edhe për përdorimin e paautorizuar të shenjave dalluese në strukturën akomoduese, hapjen e pikave të agroturizmit pa licensë ose certifikatë përkatëse,  mosafishimin në mënyrë të dukshme të kërkesave të sigurisë në plazhe, moszbatimin e kërkesave për kushtet e higjenës, mungesën e rojeve në plazhe dhe mosdeklarimin e saktë të të dhënave. Në të gjithë këto raste gjobat janë deri në 200 mijë lekë.

Nga ana tjetër, drafti rrit mundësitë për të financuar projekte me mbështetje buxhetore, të paraqitura nga persona fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, projekte në fushën e turizmit me rëndësi të veçantë dhe projekte të ideuara nga vetë Ministria. Për realizmin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e turizmit, financimi shkon deri në 100% të mbulimit të kostove./Elisabeta Dosku

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.