Kushtetuesja i hapi rrugë zbatimit të marrëveshjes për Butrintin, zbardhet vendimi i arsyetuar: Pse u rrëzua kërkesa e deputetëve të opozitës

Pak javë më parë Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash që të rrëzojë kërkesën e deputetëve të opozitës për shfuqizimin e marrëveshjes midis qeverisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF për lënien në menaxhim të Parkut Kombëtar të Butrintit. Sot GJK ka zbardhur të arsyetuar vendimin e marrë në 24 prill. Në vendin e arsyetuar […]

Maj 30, 2024 - 18:00
 0
Kushtetuesja i hapi rrugë zbatimit të marrëveshjes për Butrintin, zbardhet vendimi i arsyetuar: Pse u rrëzua kërkesa e deputetëve të opozitës

Pak javë më parë Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash që të rrëzojë kërkesën e deputetëve të opozitës për shfuqizimin e marrëveshjes midis qeverisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF për lënien në menaxhim të Parkut Kombëtar të Butrintit. Sot GJK ka zbardhur të arsyetuar vendimin e marrë në 24 prill.

Në vendin e arsyetuar të GJK thuhet nder te tjera se “Në lidhje me pretendimin për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore, modeli i administrimit të nënzonës së trashëgimisë dhe peizazhit kulturor të Parkut të Butrintit nëpërmjet administrimit indirekt përmes krijimit të një fondacioni të dedikuar, erdhi si nevojë e gjetjes së vlerave të reja të administrimit në funksion të ruajtjes, mbrojtjes dhe rritjes së vlerave të trashëgimisë kulturore. Kjo, pasi sistemi aktual i menaxhimit nuk garantonte në perspektivë mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore e natyrore të sitit dhe zhvillimin e integruar të tij, si dhe nuk siguronte të ardhura sipas pritshmërive që duhet të ketë një pasuri me vlera kaq të rëndësishme kombëtare universale”.

Gjykata argumenton mes të tjerash se marrëveshja nuk e zhvesh shtetin nga roli i tij në drejtim të identifikimit dhe mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore.

“Bazuar në sa më sipër, në vlerësimin e të drejtave, detyrimeve dhe kompetencave të secilës palë, në kuptim të termave të administrimit që përcaktohen në Marrëveshjen e Administrimit objekt gjykimi, Gjykata arrin në përfundimin se, nga njëra anë, për nga natyra e tyre, të drejtat e FMB-së nuk tejkalojnë ato të një administrimi të zakonshëm dhe, nga ana tjetër, marrëveshja nuk e zhvesh shtetin nga roli i tij parësor në drejtim të identifikimit, mbrojtjes, konservimit, prezantimit dhe transferimit të vlerave të trashëgimisë kulturore, por ruan dhe garanton këtë rol, i cili ushtrohet përmes formave të ndryshme të kontrollit të veprimtarisë së administrimit indirekt, për sa kohë që FMB-së nuk i është njohur ndonjë status i privilegjuar ligjor, duke iu nënshtruar ky entitet parashikimeve ligjore të zbatueshme, ashtu si çdo entitet tjetër i së drejtës”, thuhet mes të tjerash në vendimin e Gjykatës.

Po ashtu GJK vlerëson se marrëveshja për Fondacionin për Menaxhimin e Butrintin nuk i heq shtetit të drejtat për ruajtjen e trashëgimisë.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit u krijua me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur edhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit. Marrëveshja mes Ministrisë dhe këtij fondacioni parashikon lënien në menaxhim të Parkut Kombëtar të Butrintit për 10 vjet./m.j

Kliko ketu per vendimin e arsyetuar te plote

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.