Kushtetuesja rrëzon Dritan Rexhepin, mbetet në fuqi dënimi me 25 vite burg

Gati një muaj pasi u vu në pranga në Stamboll, Turqi, Dritan Rexhepi, i lakuari i “mbreti shqiptar i kokainës”, ka humbur një betejë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese në Tiranë. Në këtë gjykatë Rexhepi kërkonte shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të 27 nëntor 2020, që kishte lënë në fuqi dënimin me 25 vite […]

Janar 7, 2024 - 14:30
 0
Kushtetuesja rrëzon Dritan Rexhepin, mbetet në fuqi dënimi me 25 vite burg

Gati një muaj pasi u vu në pranga në Stamboll, Turqi, Dritan Rexhepi, i lakuari i “mbreti shqiptar i kokainës”, ka humbur një betejë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese në Tiranë.

Në këtë gjykatë Rexhepi kërkonte shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të 27 nëntor 2020, që kishte lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg dhënë ndaj tij nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “vrasjes me paramendim”.

Sipas Rexhepit në Gjykatën e Lartë i ishte cënuar e drejta e procesit të rregullt ligjor. Referuar vendimit të zbardhur të Kushtetueses, të siguruar nga A2, shkeljet e pretenduara nga Rexhepaj nuk janë marrë në shqyrtim, pasi ankimi i tij kushtetues individual ishte depozituar përtej afatit kohor 4 mujor të parashikuar në ligj.

Argumentet e Rexhepajt se në kohën e shpalljes së vendimit të Gjykatës së Lartë kishte qenë duke vuajtur një dënim me burg në Ekuador, apo edhe vonesat postare për prokurën e lëshuar në Ekuador për avokatë e rinj në Shqipëri, nuk bindën Mbledhjen e Gjyqtarëve të Kushtetueses, që njëzëri vendosën mos-kalim të çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

Kjo është hera e dytë që Rexhepi troket në Kushtetuese kundër dënimit të tij me 25 vite burg. Përmes saj në vitin 2018 ai mundi ta kthejë për rigjykim çështjen në Gjykatën e Lartë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.