Kushti/ Izraeli nuk do lejojë ndihmat humanitare në Gaza deri në lirimin e pengjeve: Spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje

Izraeli tha të enjten se nuk do të lejohen ndihmat humanitare në Rripin e Gazës derisa izraelitët e marrë peng nga Hamasi të lirohen. Deklarata erdhi pasi Kryqi i Kuq bëri thirrje që të lejohej dërgimi i karburantit për të parandaluar që spitalet e mbingarkuara “të kthehen në morgje”. Izraeli është zotuar se do të […] The post Kushti/ Izraeli nuk do lejojë ndihmat humanitare në Gaza deri në lirimin e pengjeve: Spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje first appeared on JavaNews.al.

Tetor 12, 2023 - 16:40
 0
Kushti/ Izraeli nuk do lejojë ndihmat humanitare në Gaza deri në lirimin e pengjeve: Spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje

Izraeli tha të enjten se nuk do të lejohen ndihmat humanitare në Rripin e Gazës derisa izraelitët e marrë peng nga Hamasi të lirohen.

Deklarata erdhi pasi Kryqi i Kuq bëri thirrje që të lejohej dërgimi i karburantit për të parandaluar që spitalet e mbingarkuara “të kthehen në morgje”.

Izraeli është zotuar se do të zhdukë lëvizjen e Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës pas sulmeve që militantët e Hamasit ndërmorën të shtunën e kaluar.

Rrjeti publik shtetëror ‘Kan’ tha se numri i viktimave ka shkuar në mbi 1,300 që prej së shtunës. Shumica civilë të vrarë në shtëpi, rrugë dhe në një festë.

Një numër izraelitësh dhe shtetasish të huaj janë marrë peng në Gaza, Izraeli thotë se ka identifikuar 97 prej tyre.

Sot, Sekretari Amerikan i Shtetit tha se së paku 25 shtetas amerikanë janë vrarë gjatë sulmeve të Hamasit.

Sulmeve të befasishme të së shtunës, Izraeli u është përgjigjur duke rrethuar Gazën, me një popullsi prej 2.3 milionë banorësh dhe duke ndërmarrë sulmet më të fuqishme mnë historinë 75 vjeçare të konfliktit izraelito-palestinez, duke shkatërruar lagje të tëra.

Autoritetet e Gazës thonë se më shumë se 1200 persona janë vrarë dhe mbi 5 mijë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me bombë.

Stacioni i vetëm elektrik është fikur dhe spitaleve po u mbaron karburanti për gjeneratorët që vihen në funksion në raste emergjence.

Drejtori rajonal i Kryqit të Kuq, Fabrizio Carboni iu lut të dyja palëve që të pakësojnë vuajtjet për civilët duke thënë se nëse Gaza humbet energjinë, foshnjat në inkubatorë dhe pacientët në moshë të thyer janë në rrezik. “Pa energji, spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje”, tha ai.

Por ministri i Energjisë, Israel Katz tha se nuk do ketë asnjë përjashtim derisa të lirohen pengjet izraelitë.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara 340 mijë banorë të Gazës kanë humbur shtëpitë e tyre në 4 ditët e fundit./m.j

The post Kushti/ Izraeli nuk do lejojë ndihmat humanitare në Gaza deri në lirimin e pengjeve: Spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.