Kuvendi i Kullave
Nga Namir Lapardhaja Sali Berisha bën sikur votëbesohet, shtatë muaj pas humbjes së zgjedhjeve, që premtoi se do t’i fitonte të tëra dhe i humbi me turp të gjitha, në një formacion apolitik, ilegal, që nuk ka emër të regjistruar, nuk ka vulë e stemë, ka logo të manipuluar, seli të zaptuar, legalizuar me vjedhjen […]
Nga Namir Lapardhaja
Sali Berisha bën sikur votëbesohet, shtatë muaj pas humbjes së zgjedhjeve, që premtoi se do t’i fitonte të tëra dhe i humbi me turp të gjitha, në një formacion apolitik, ilegal, që nuk ka emër të regjistruar, nuk ka vulë e stemë, ka logo të manipuluar, seli të zaptuar, legalizuar me vjedhjen 7501;
nuk ka ligj që e njeh, rregullore që e zbaton, gjykatë që e legalizon, institucion që i hap dyert, partnerë ndërkombëtar që e presin, e dëgjojnë apo tek të cilët të shkojë dhe të ankohet;
askush nuk e dëgjon, askush nuk e ndjek, askush nuk i përgjigjet, askush nuk e shikon; tallje me demokratët për të negociuar fatin e tij penal, për shkak të mos ikjes kur duhej në shtëpi, por të marrjes së udhëve si kalorës i vrerosur në pleqëri, hipur mbi një Rosinant gërdallë dhe për nder të Zonjës së Zezë, Marrëzi;
siç ka bërë 32 vite me radhë, të luajë me shpresat e njerëzve që me rrena i ushqen dhe mban; duke rritur, shumëfishuar, filiza të gënjeshtërt, në gjenezë, pa dritën e së të vërtetës në fotosintezë, aq e nevojshme për të menduarin njerëzor, si çdo frymor njerëzor.
What's Your Reaction?