Kuvendi zhvillon seancë të posaçme për ministrat e rinj, votohen të hënën ndryshimet në qeveri

Kuvendi do të mblidhet nesër posaçërisht për të votuar ndryshimet në qeveri. Pas dekretimit që ju bëri të shtunën presidenti Bajram Begaj, ministrat e rinj, do të kërkojnë edhe vetëbesimin e Parlamentit. Deputetët do të votojnë të hënën 15 herë. 7 votimet e para janë për largimin nga qeveria dhe shkarkimet e ministreve Olta Xhacka, […]

Shtator 10, 2023 - 15:50
 0
Kuvendi zhvillon seancë të posaçme për ministrat e rinj, votohen të hënën ndryshimet në qeveri

Kuvendi do të mblidhet nesër posaçërisht për të votuar ndryshimet në qeveri.

Pas dekretimit që ju bëri të shtunën presidenti Bajram Begaj, ministrat e rinj, do të kërkojnë edhe vetëbesimin e Parlamentit.

Deputetët do të votojnë të hënën 15 herë.

7 votimet e para janë për largimin nga qeveria dhe shkarkimet e ministreve Olta Xhacka, Evis Kushi, Milva Ekonomi, Frida Krifca dhe Edona Bilali. Po ashtu do të votohet edhe shkarkimi i Ogerta Manastirliut dhe Delina Ibrahimajt, për të cilat në të njëjtën ditë do të votohet edhe kalimi i tyre në një post tjetër brenda në qeveri.

5 votime të tjera janë për emërim ministrash: Igli Hasani, Ervin Mete, Albana Kociaj, Anila Denaj dhe Arbian Mazniku.

Votimi i fundit i Kuvendit, do të jetë për Ervin Meten, të cilin do ta shkojnë si drejtues i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Pas kësaj, ministrat e rinj duhet të betohen përpara Presidentit të Republikës./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.