Ky është futbollisti francez që akuzohet për përdhunim

Futbollisti francez Wissam Ben Yedder është akuzuar për përdhunim, tentativë përdhunimi dhe sulm seksual, thonë prokurorët në jug të Francës. Prokuroria e Nices konfirmoi të premten se kishte hapur një çështje kundër sulmuesit, i cili luan për AS Monaco dhe kombëtare franceze. Sipas mediave lokale, incidenti i dyshuar ka ndodhur në korrik në Beausoleil, në […]

Gusht 11, 2023 - 21:55
 0
Ky është futbollisti francez që akuzohet për përdhunim

Futbollisti francez Wissam Ben Yedder është akuzuar për përdhunim, tentativë përdhunimi dhe sulm seksual, thonë prokurorët në jug të Francës.

Prokuroria e Nices konfirmoi të premten se kishte hapur një çështje kundër sulmuesit, i cili luan për AS Monaco dhe kombëtare franceze.

Sipas mediave lokale, incidenti i dyshuar ka ndodhur në korrik në Beausoleil, në rajonin Côte d’Azur. Për të është kërkuar një garanci prej 900.000 €, raporton AFP.

Në pritje të gjykimit, ai është vënë nën mbikëqyrje gjyqësore, ku i ngarkohen disa detyrime nga gjykata.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.