La Repubblica: Alarm në Bankën e Italisë, ambasada ruse ka tërhequr 4 milionë euro në pak muaj

Gazeta La Repubblica, ka ngritur alarmin duke botuar një artikull, ku shprehet se ambasada ruse në Romë ka tërhequr rreth 4 milionë euro nga dy llogaritë e saj

Nëntor 14, 2023 - 21:43
 0
La Repubblica: Alarm në Bankën e Italisë, ambasada ruse ka tërhequr 4 milionë euro në pak muaj

Gazeta La Repubblica, ka ngritur alarmin duke botuar një artikull, ku shprehet se ambasada ruse në Romë ka tërhequr rreth 4 milionë euro nga dy llogaritë e saj bankare muajt e fundit.

 

“Kjo lëvizje nuk justifikohet nga sanksionet ekonomike që kanë goditur Moskën , duke qenë se llogaritë bankare të ambasadave nuk ishin veçanërisht të kufizuara ,” shton La Repubblica. 

 

Në të njëjtën kohë, artikulli vë në dukje se mundësia që punëtorët e ambasadës duhej të paguheshin me para në dorë nuk është bindëse dhe se rasti më shqetësues dhe ndoshta më realist është se bëhet fjalë për para që lidhen me një strategji më komplekse.

Gazeta italiane shkruan gjithashtu se një pjesë e kësaj shume të madhe mund të jetë përdorur për të paguar influencuesit, me synimin për të mbështetur qëndrimet e Kremlinit dhe për të ndikuar opinionin publik italian, por edhe se mund të ketë pasur individë brenda forcave të armatosura.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.