La “Top Channel” per “Ferma VIP”, Fjoralba thumbon “Big Brother”-in

“Big Brother VIP” këtë vit është komentuar shumë për sherret dhe skandalet mes banorëve, por këto dy fjalë deri tani nuk njihen aspak nga banorët e “Ferma VIP”. Përkundrazi fermerët kanë treguar qytetari dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin. Megjithatë opinionistja Sonila Meço u ka thënë mbrëmjen e djeshme në Prime se ata duhet të jenë më […]

Mars 27, 2024 - 16:00
 0
La “Top Channel” per “Ferma VIP”, Fjoralba thumbon “Big Brother”-in

“Big Brother VIP” këtë vit është komentuar shumë për sherret dhe skandalet mes banorëve, por këto dy fjalë deri tani nuk njihen aspak nga banorët e “Ferma VIP”. Përkundrazi fermerët kanë treguar qytetari dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin.

Megjithatë opinionistja Sonila Meço u ka thënë mbrëmjen e djeshme në Prime se ata duhet të jenë më konkurrues ndaj njëri-tjetrit pasi nuk po sheh garë. Menjëherë ka ndërhyrë Albano Bogdo, i cili tha se po e bëjnë garën me qytetari e jo me skandale.

“Ndryshe nga pritshmëritë tuaja ne po e bëjmë garën me super qytetari dhe jemi shumë të sjellshëm. Na jepni dhe sfidat më të vështira, ne prapë do e bëjmë me qytetari. Nuk do lëmë nam duke sharë e të pështyhemi”, tha Albano.

Por edhe një thumb i gjatë nga Fjoralba Ponari nuk mungoi. Dikur pjesë e “Top Channel”, ama tashmë Fjoralba iu drejtua fermerëve se me sjelljen e tyre kanë rivendosur standardin e të bërit reality show në Shqipëri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.