Laborator droge në një dhomë, policia bastis banesën në Leposaviç dhe e arreston një person

Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në fshatin Graniçan te Leposaviçit e cila ishte improvizuar si një laborator droge. Nga operacioni janë

Shkurt 25, 2024 - 14:30
 0
Laborator droge në një dhomë, policia bastis banesën në Leposaviç dhe e arreston një person

Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në fshatin Graniçan te Leposaviçit e cila ishte improvizuar si një laborator droge. Nga operacioni janë sekuestruar 23 bimë të mbjella të dyshuara të llojit kanabis.

Policia ka arrestuar nje 43-vjeçar per rastin i cili u prangos në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë. Ai është dërguar në paraburgim për 48 orë me urdhër të prokurorisë.

Autoritetet ben me dije se një pjesë të bimëve të dyshuara si kanabis i kanë marrë si mostra për testime laboratorike, ndërsa pjesën e mbetur e kanë shkatërruar./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.