Laboratori i kokainës në Xibrakë, Gjykata e Lartë ‘refuzon’ Ermal Hoxhën! S`pranohet rekursi i nipit të Enverit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tre të akuzuarve të dosjes së njohur me emrin  “Xibraka”, mes të cilëve edhe nipi i diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, që kërkonin prishjen e vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që i shpalli fajtor për trafik droge. Kërkesa e depozituar pesë vjet më parë, u shqyrtua në […]

Nëntor 28, 2023 - 17:26
 0
Laboratori i kokainës në Xibrakë, Gjykata e Lartë ‘refuzon’ Ermal Hoxhën! S`pranohet rekursi i nipit të Enverit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tre të akuzuarve të dosjes së njohur me emrin  “Xibraka”, mes të cilëve edhe nipi i diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, që kërkonin prishjen e vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që i shpalli fajtor për trafik droge. Kërkesa e depozituar pesë vjet më parë, u shqyrtua në dhomë këshillimi nga një trupë me relator gjyqtarin Sokol Binaj, që ka vendosur mospranim duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.

Nëntë të pandehurit e dosjes Xibraka, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Apeli i Krimeve të Rënda dënoi Ermal Hoxhen me 6 vjet e 8 muaj; Ilir Hysenin me 8 vjet; kolumbianët Cesar Avila me 8 vjet; Valter Moreno me 8 vjet; Gentian Gjonajn me 7 vite e 8 muaj; Kelmend Dalipin 7 vite e 4 muaj; Sajmir Batkun me 8 vite e 8 muaj; Arjan Dalipin me 7 vite e 4 muaj si dhe Genci Xhixhan me 8 vjet e 8 muaj, ky i fundit u dënua në mungesë.

Grupi i drogës “Xibraka” u zbulua në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të policisë të asistuar nga agjentë të policisë gjermane, ku u sekuestrua sasia rekord e kokainës prej 100 kg. Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. Tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.

Në kërkim u shpall Genci Xhixha, i cili njihet si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë. Hetimet nisën pas informacionit të përcjellë nga autoritetet gjermane që në datën 17.12.2014, për trafik kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë./report tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.