“Lajçak është pro serb”/ Konjufca sulmon zyrtarin e BE: Asociacioni të bëhet bashkë me njohjen e Pavarësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjyfca ka deklaruar sot se akuzat e kryeminiëstrit Kurti ndaj ndërmjetësit europian Miroslav Lajçak, nuk janë të

Shtator 20, 2023 - 14:30
 0
“Lajçak është pro serb”/ Konjufca sulmon zyrtarin e BE: Asociacioni të bëhet bashkë me njohjen e Pavarësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjyfca ka deklaruar sot se akuzat e kryeminiëstrit Kurti ndaj ndërmjetësit europian Miroslav Lajçak, nuk janë të pabaza.

 

Sipas tij, njëanshmëria e Lajçk është vërejtur edhe më herët.

 

GLAUK KONJUFCA

KRYETAR I KUVENDIT TË KOSOVËS

 

“Nuk ishin akuza, ishin disa konstatime për mënyrën e punës së z Lajçak. Është vrejtur që në fillimin që lajçak më shumë qëndrimë të cilat i artikulon nmë shumë janë marrje e pozicionit të seërbisë fillimisht e pastaj përpjekje përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve, me mund me qen pikënizje e pozivionit të Serbisë, që Kosova ta bëjë assiacionin jashta cdo ombrelle politike të procesit që e kemi arrit deri tani.”

 

Kryetari i Kevendit tha më tej se kërkesa e Lajçak për formimin e  asosaiacionit përpara njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, është devijim nga ideja origjinale e marrëveshjes.

 

“Kosova nuk mund të ecë asnjë hap përpara nëse nuk e ka njohen në horizont nga ana e Serbisë. Pikërisht duke e pas këtë parasysh ekpertët e zgjeruarn ombrellën, që aty të jetë edhe njohja edhe asosiacioni. Tash Lajçaku po thot vetëm asosiacioni. Njohja i përket Serbisë kur do ajo, nëse lajcak e artikulon këtë e thot që ky është pozicioni i BE, atëhërë ne mund të themi që ai ka kontribuar që pozicion zyrtar i BE të jetë kjo që e përfaqëson Serbia. Kjo është devijim.

 

Për Konjufcën, vetëm njohja, që pranohet në të njëjtën kohë me asosiacionin do të jenë çëlësi i zgjidhjes. Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit tha se Serbia duhet të reflektojë në sjelljen e saj e të kuptojë se përtej pikës kufitare të Merdarës, ndodhet një tjetër shtet.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.