Lajçak-Kurti, takim ‘kokë më kokë’ në Slloveni: Në shtator pritet ballafaqimi me Vuçiçin në Bruksel

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak ka njoftuar se sot në Bled të Sllovenisë, kishte një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lajçak ka shkruar në X, se temë e tyre kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të […]

Gusht 28, 2023 - 22:04
 0
Lajçak-Kurti, takim ‘kokë më kokë’ në Slloveni: Në shtator pritet ballafaqimi me Vuçiçin në Bruksel

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak ka njoftuar se sot në Bled të Sllovenisë, kishte një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak ka shkruar në X, se temë e tyre kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë, i cili do të mbahet në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës të 3 qershorit.

“Pata një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti  sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e Takimit të radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës të 3 qershorit”, ka shkruar Lajçak./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.